Ermal hasimja professor intervista shqip
Ermal hasimja professor intervista shqip e.
Ermal hasimja professor intervista shqip
Intervistë me Ermal Hasimja: “E shkuar e pakryer”, një histori përballë dhimbjes, kujtesës dhe përpjekjes për të mos harruar
Intervistoi Nanila Allkja Biçaku
Në këtë intervistë për Portalin Shkollor Albas, autori Ermal Hasimja na flet për romanin e tij “E shkuar e pakryer”, një histori që zgjon kujtesën dhe na fton të reflektojmë mbi të kaluarën tonë.
Duke eksploruar temat e harresës dhe kujtesës, Hasimja përshkruan jetën e një familjeje që lufton për mbijetesë nën trysninë e dy regjimeve represive: komunizmi shqiptar dhe sundimi serb. Përmes personazhit të Anës, një grua që sfidon kohën dhe normat e saj, autori zbulon fuqinë dhe qëndresën e grave në historinë shqiptare, ndërsa reflekton mbi harresën kolektive që vazhdon të ndjekë shoqërinë tonë.
Me një rrëfim prekës, introspektiv dhe i guximshëm, “E shkuar e pakryer” kërkon të prekë zemrat e lexuesve dhe të ndriçojë një pjesë të errët të historisë sonë që ka lënë gjurmë të pas